Tragjedi në SHBA, vritet një çift shqiptar në shtëpinë e tyre
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA. Një burrë dhe grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre. Autoritetet amerikane po hetojnë ende rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
Ngjarja ndodhi më 27 nëntor në Florida, ku Pajtim Krasniqi dhe bashkëshortja e tij u gjetën të pajetë. Detaje të sakta ende mungojnë, por sipas mediave amerikane hetimet janë në fazë intensive për të zbardhur të vërtetën.
Në lidhje me këtë tragjedi ka reaguar edhe motra e Pajtimit, Albana, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj, ajo shpreh dhimbjen dhe akuzon bashkëshorten e të vëllait për krimin.
“Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë. Ne nuk do të jemi më kurrë të njëjtë,” shkruan ajo.
Sipas raportimeve, të shtënat ndodhën në apartamentin ku çifti jetonte, në katin e 45-të të një ndërtese. Banorët kanë dëgjuar gjashtë të shtëna, ndërsa policia ka gjetur prova të rëndësishme në vendngjarje.