fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Toskë e Gegë në fushën kuq e zi, Ansambli Kombëtar “ndez” atmosferën (VIDEO)

Share

Ashtu siç ishte premtuar, nga Federata Shqiptare e Futbollit, me të mbaruar pjesa e parë, fushën e blertë të mitikut, “Air Albania” e kanë “pushtuar” ritmet e këngëve polifonike, me Ansamblin Kombëtar, i cili me ftesën e Federatës i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të hëne, festës së të gjithë shqiptarëve.

Siç shihet edhe nga pamjet, fillimisht vallet kanë nisur me ritmet e polifonisë së jugut, për të vazhduar më pas me ritmet e curles e tupanit, duke bërë edhe njëherë bashkë në fushën e blertë, të “folesë së shqiponjave”, gjithë Shqipërinë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button