Aktualitet dhe Lajme

Toka me vlerë 500 mijë €, tjetër pistë për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët

Share

Një ngjarje tronditëse u shënua disa ditë më parë në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët vranë dhe groposën babain e tyre, Pëllumb Metën.

Ngjarja është e mbuluar me mister se përse fëmijët ndërmorën këtë akt ekstrem për të vrarë babain e tyre. Fillimisht u tha se vajza Hygerta Meta vrau babain e saj, ndërsa më pas rezultoi se Pëllumb Meta u vra nga i biri, Hysen Meta, në prani të vajzës, të cilët më pas e groposën në kasolle. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe djali i tjetër i makinës, i cili ka ndihmuar në largimin e makinës së të atit.

Një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove, raporton gazetari Igli Çelmeta për Ballkan web.

Policia ende nuk ka arritur të gjejë dokumentet, ndërsa raportohet se vëllai i ka kërkuar së motrës që të pranonte fajin dhe se me paratë e tokës që do shiste do ta nxirrte nga burgu.

Kjo tokë dhe këto dokumente ishin dhe shkaku që kishte debate mes Hysenit dhe Pëllumb Metës, pasi djali donte ta shiste tokën, ndërsa i ati nuk ishte dakord.

Ajo që ngre më shumë dyshime është edhe një mbishkrim që ishte në murin në kasolle, pranë gropës që fëmijët groposën babain.

“Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!”, ishte shkruar në mur. Eni thërrisnin djalin e madh, Hysenin, i cili akuzohet për vrasjen e të atit.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


huazuar nga newsbomb.net

Back to top button