Aktualitet dhe Lajme

Tjetër aksident në Lushnjë, makinat marrin përpara njëra-tjetrën dhe plagosin rëndë katër persona

Share

Një tjetër aksident ka ndodhur në Lushnjë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kolonjës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Gjithashtu, katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës për marrjen e ndihmës së nevojshme dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se makina që ishte mbrapa ka përplasur mjetin që ishte para tij dhe për shkak të lagështirës nuk ka mundur të frenonte dot.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button