Aktualitet dhe Lajme

Tiranë/ Doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, 48-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur

Share

Një 48-vjeçar në Tiranë, prej tre ditësh rezulton i zhdukur, duke mos patur asnjë kontakt me familjarët e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Gj.D, 48-vjeç, banues në kryeqytet.

Ka qenë vajza e tij, shtetësja S.D, e cila ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se më 26 Dhjetor, babai i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

E shqetësuar pasi humbi kontaktet me të atin, ajo ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.

Policia raporton se 48-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button