Aktualitet dhe Lajme

Thyhen xhamat e një salloni bukurie në Pogradec, i dyshuari shoqërohet në komisariat

Share

Një person i paidentifikuar, dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamat e një salloni bukurie në lagjen 2 të qytetit të Pogradecit në tentativë për të dëmtuar dhe shkatërruar ambientin.

Parukeria ka qenë e mbyllur ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, ka rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se ky person është shoqëruar në polici ku pritët ti merret një dëshmi për rastin, shkaku që e kanë çuar në këtë veprim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button