Aktualitet dhe Lajme

“Thonë që Berisha nuk do që të bëhet kryeministër”, kryetari i PD: Shohin ëndrra me sy hapur

Share

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se do të jetë në garë për kryeministër, nëse PD fiton zgjedhjet më 11 maj. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se gara do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare dhe se “dera” e garës brenda PD është e hapur.

Pjesë nga intervista:

A do jeni ju kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?

Në kuadrin e proceseve të reja që ka ndërmarrë të rithemelimit të PD, unë kam dal me premtimin se në rast të fitores së zgjedhjeve do të ketë një votë për kryeministrin. Izraeli është një vend që në zgjedhjet e përgjithshme që voton për partine dhe kryeministrin. Unë ka zgjedhur për të votuar për partinë, por pas zgjedhjeve do të bëhet një garë. Nuk është p[përgjegjësia ime kurajo e të tjerëve, secili bën llogaritë e veta. Në respekt të qytetarëve. Ka prej tyre që Berisha ka një performancë sikur të ishte 50 vjeç ka të tjerë që thonë se është 80 vjeç. Unë 80 vjeç jam nuk e mohoj. Ky është një rikthim, nuk është një proces i zakonshëm.

Thonë që Berisha nuk do që të bëhet kryeministër?

Shohin ëndërr me sy hapur.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button