Aktualitet dhe Lajme

Tërmeti godet Turqinë, banorët dalin të tmerruar nga banesat

Share

Një tërmet i fortë ka “shkundur” Turqinë mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas mediave vendase mësohet se tërmeti me magnitudë 4.6 ballë të shkallës rihter është regjistruar në lagjen Doğanşehir të Malatyas.

Tërmeti është regjistruar në orën 20:20, epiqendra e të cilit ishte lagjja Doğanşehir e Malatya.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 9.75 kilometrash. Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse kanë nisur menjëherë skanimin në terren pas tërmetit që u ndje në krahinat përreth.

“Raportet e marra janë duke u vlerësuar. Uroj që qytetarët tanë të prekur nga tërmeti të shërohen shpejt. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë” tha ai.

Kryetari i qarkut të Poltit të Doganşehirit, Aykut Eğilmez, deklaroi se qytetarët menjëherë kanë dalë të alarmuar jashtë banesave të tyre.

“Shumë nga banorët e lagjes jetojnë në kontejner. Ka pasur qytetarë që kanë qenë në kafene. Kanë dalë në momentin e tërmetit. Ka frikë dhe panik , por fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button