Aktualitet dhe Lajme

Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Share

Tërmetet nuk e lënë të qetë Greqinë. Një tjetër lëkundje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Patra.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 I shkallës rihter, me një epiqendër 25 kilometra nga qyteti i Patrës.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar. Pak javë më parë, me mijëra tërmete u regjistruan në Santorini, por fatmirësisht pa të lënduar.

The post Tërmet në Greqi, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga albeu.com

Back to top button