Aktualitet dhe Lajme

Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e Kapshticës, arrestohet anglezi

Share

Një 31-vjeçar me iniciale C.P. ka rënë në pranga nga blutë e Korçës pasi ka tentuar që në pikën kufitare të Kapshticës ta kalojë me lëndë narkotike. 31-vjeçari anglez përfundoi në pranga dhe droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit.

Mësohet se policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte 31-vjeçari dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button