Aktualitet dhe Lajme

“Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë Celsius, vlera anormale”- Si parashikohet moti për fundjavën: Të dielën vendi “pushtohet” sërish nga pluhuri i Saharasë!

Share

Gjatë fundjavës moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Ndërsa temperaturat do të arrijnë vlera anormale duke shkuar deri në 30 gradë Cesius.

“Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë”, informon Shërbimi Metorologjik Ushtarak.

Ndërsa të dielën vendi do të “pushtohet: sërish nga sasi të larta pluhuri me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë.

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.

Parashikmi nga SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button