Aktualitet dhe Lajme

Telefonatë me Ramën, Zelensky informon “liderin global” për luftën në front

Share

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka marrë sot konfirmimin nga kryeministri Edi Rama se Shqipëria do të jetë pjesë e Samitin së radhës së Paqes.

Zelensky thotë se e informoi kryeministrin Rama edhe për situatën në fushën e betejës, konkretisht në Kharkiv.

Në rajonin e Khrkivit janë duke u zhvilluar beteja intensive, pasi gjatë ditëve të fundit forcat ruse kanë nisur një sulm të papritur me mijëra trupa, duke tentuar të rrethojnë Kharkivin, që është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës,

“Fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova që konfirmoi se Shqipëria do të marrë pjesë.

E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, njofton Zelensky.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button