Aktualitet dhe Lajme

Të shtënat me armë zjarri në Laç, një prej tyre në gjendje të rëndë

Share

Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti me armë zjarri në qytetin e Laçit, ku sipas informacioneve, një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Mes të plagosurve është dhe një e moshuar, shitëse ambulante që tregtonte qirinj, e cila ka marrë plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po zbardhin shkaqet e këtij konflikti.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button