Aktualitet dhe Lajme
Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.
Gazetari i TCH raporton se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes.