Aktualitet dhe Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një i vrarë

Share

Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme, pasi një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur  pranë poliklinikës së qytetit.

I riu është qëlluar për vdekje në ballkonin e shtëpisë.

Sakaq forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

/albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button