Të shtëna me armë zjarri në Krujë/ Çfarë ndodhi gjatë natës? Policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë pas mesnate rreth orës 00:15 munita, ka ndodhur në fshatin Larushk të Krujës, ku shtetasi N. Z., 60-vjeç, ka denoncuar në polici se ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë banesës së tij.
Policia thotë se shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
“Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60-vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri”, njofton policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.