Aktualitet dhe Lajme

Mbyllet tuneli i Llogarasë, kur të rihapet do të jetë me pagesë

Share

Duke filluar prej ditës së nesërme (e martë, 5 Korrik), tuneli i Llogarasë i cili u hap në 5 Korrik të këtij, do të mbyllet sërish.

Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa nuk është raportuar një datë se kur do të hapet, duke qenë kështu një mbyllje pa afat.

Arsyeja e mbylljes ka qenë për shkak se do të përfundohen punimet, pasi projekti ende nuk është ndërtuar plotësisht.

Ndërkohë, vlen të theksohet fakti se kur tuneli të rihapet, do të jetë me pagesë me vlerë rreth 5 euro, një gjë që e ka konfirmuar edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, gjatë një interviste televizive.

“Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit”, ka deklaruar ministrja Balluku.

Kujtojmë se Balluku, është paditur në SPAK nga Partia Demokratike, në lidhje me tunelin e Llogarasë, ku dyshohet se ka kryer në bashkëpunim veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Tuneli i Llogarasë, ka kushtuar rreth 170 milion euro dhe dyshohet se i është fryrë kostoja me 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button