‘Tapë’ dhe me kallashnikov në makinë, arrestohet 38-vjeçari
Pashk Marku, 38 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës këtë të shtunë pasi u kap në gjendje të dehur dhe me kallashnikov duke lëvizur me makinë. Sipas Policisë, Marku nuk i është bindur Policisë dhe ka tentuar të largohet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Lëvizte me armë zjarri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit automatik, automjeti dhe 1 celular. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë. 38-vjeçari, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Huazuar nga Lapsi.al