fbpx
Aktualitet dhe Lajme

TABELA/ Si ndryshon moti këtë javë, ja parashikimi i sinoptikanëve për orët në vijim! Termometri pritet të shënojë temperatura ‘përvëluese’

Share

Moti për këtë javë pritet të jetë nën ndikimin e temperaturave përvëluese, por gjatë mes javës termometri do të shënojë rënie.

Sipas parashikimit nga SHMU, moti parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe temperatura tepër të larta kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa pas ditës së mërkurë në territorin e  vendit tonë pritet depërtimi i një qendre të presionit të ulët me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare. Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale por edhe ato të mesditës.

 


Huazuar nga Start News

Back to top button