Aktualitet dhe Lajme

TABELA/ Ja sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

Share

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button