Aktualitet dhe Lajme

Sylvinho pas fitores me Azerbajxhanit: Nesër nisemi për në Gjermani, aty fillon puna e madhe

Share

Trajneri Sylvinho ka folur pas ndeshjes miqësore ndaj Azerbajxhanit e fituar 3-1 nga Shqipëria, e cila ishte e fundit para Italisë në Europian, më 15 qershor.

Trajneri u shpreh se është shumë i kënaqur deri në këtë fazë, ndërsa theksoi se tashmë do të nisë puna e madhe, ndërsa ekipi do të niset ditën e shtunë drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë fazën përgatitore.

“Jam i kënaqur me ecurinë deri tani, si me stërvitjen si edhe me ndeshjet. Nesër do të udhëtojmë për në Gjermani dhe aty nis edhe puna më e madhe”, tha Sylvinho.

Strategjia e lojës? Kjo periudhë nga tani e tutje do i dedikohet strategjisë së ndeshjes me Italinë. Deri tani kishte rëndësi puna dhe menaxhimi i lojtarëve, gjithashtu forma e tyre.

Formacioni titullar me Italinë? Nuk e di… Na presin 7 ditë shumë të rëndësishme për t’u stërvitur e punuar. Nuk mund të them nëse do e nisim me formacionin e sotëm ndaj Italisë, apo me një formacion tjetër.

Broja-Asani? T’i propozojmë presidentit të bëjmë një darkë me ish-lojtarët e Kombëtares. Broja dhe Asani vijnë me pak ndeshje. Asani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare nga janari deri tani. Ka rëndësi për të të luajë dhe të kapë ritmin.

Ai është stërvitur mirë, por nuk luan prej janarit, hiq miqësoret e marsit. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E zëvendësova sepse donim të provonim diçka tjetër”.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button