Aktualitet dhe Lajme

Superkomisioni antikorrupsion, Spiropali: S’ju lutëm Rithemelimit, paktin e palët i sheh vetëm Basha. Ja kush do ta drejtojë

Share

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbrojti në “Debati” i A2CNN 76 votat e majta, me të cilat kaloi sot në Kuvend rezoluta antikorrupsion, e propozuar po nga socialistët, e që u abstenua nga PD e Rithemelimit.

Lidhur me qëndrimin e opozitës, Spiropali tha se PS kurrë nuk iu është lutur atyre përkundrazi u ka shtrirë dorën për bashkëpunim për të luajtur rolin e saj në pushtetin legjislativ.

Nuk kishte ishte lutje, ishte një shtrirje dore krejt normale, në një Parlament normal, ku përveç debateve të ditës dhe retorikës së ashpër, duhet të ketë edhe diskutime afatgjata që prodhojnë zgjidhje me bashkëgjithësi. Këtë besojmë dhe këtë u munduam ti shprehim opozitës pavarësisht abstenimit të tyre. Opozitës i takon të jetë aty dhe të luajë rolin e saj. Zgjedhja e tyre nëse nuk duan të marrin pjesë”, tha Spiropali.

E pyetur nëse ka një pakt me Rithemelimin për bazë të gjerë kompromisesh ku hyn dhe ky komision i posaçëm, siç edhe akuzohen të dyja palët PD zyrtare, ajo tha se vetëm Lulzim Basha mund të shpikë palë të tilla.

Vetëm Lulzim Basha dhe të tijtë mund të shoh palë aty ku ka vetëm grupe parlamentare, deputetë dhe çështje. Çështje që janë të shprehura jo vetëm në formën e tekstit por edhe të vullnetit politik, në këtë rast për të ngritur një komision ad-hoc parlamentar, me këto tre çështje ku duhet të ketë përfaqësim të gjerë, jo vetëm deputetë, por ekspertë vendas dhe të huaj, të medias dhe shoqërisë civile, duhet të jenë pjesë e debatit. Kjo pasi çështja e integrimit evropian të Shqipërisë brenda 2030 është një çështje e të gjithëve. Integrohet Shqipëria jo qeveria. Ne e shtrimë sot në Kuvend dorën e bashkëpunimit, pavarësisht pamundësisë së opozitës për ta kapur këtë dorë”, u shpreh ajo.

Pse nuk i besoni SPAK-ut? Spiropali tregon kush do ta drejtojë komisionin antikorrupsion

Partia Socialiste do të ketë drejtimin e komisionit të ri antikorrupsion. Këtë përgjigje dha në Debatin me Alba Alishanin, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Sipas saj, komisioni, nisma për të cilin u miratua sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, duhet të jetë gjithëpërfshirës.

“Drejtimi është një nga elementët do ketë një drejtim nga shumica se bëhet fjalë për reforma që mban përgjegjësi kjo shumicë pastaj përfaqësia në komision ashtu si në shumë komisione është për t’u parë. Duhet të jetë një komision gjithëpërfshirës, jo bipartizan dhe duhet të përfshijë elementët më të mirë të ekspertizës vendase edhe të huaj”.

Spiropali thekson se kjo nismë është vazhdimësi e luftës kundër korrupsionit që socialistët kanë shpallur 10 vjet më parë.

“Që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi dhe kur kemi ngritur një komision të posaçëm në parlament dhe institucionet e reja të drejtësisë ne e kemi të qartë; ne e kemi shpallur luftën kundër korrupsionit këtu e 10 vjet dhe gjithçka që kemi bërë është për të vendosur një raport të ri me historinë sa i takon drejtësinë dhe një raport të ri të drjetësisë me politikën e pushtetit. ne ia kemi hequr drejtësinë politikës nga duart. Drejtësia nuk ka qene kurrë as e lirë, as e pavarur për të bërë punën e saj”.

Spiropali garantoi që nuk do të ketë ndryshime sistemike apo kushtetues e që prekin shtyllat e reformës në drejtësi.

“Garancitë i dha sot kryeministri që nuk do të preket SPAK, janë aludime e thashetheme. Nuk ka ndryshime sistemike, kushtetuese që prekin shtyllat e reformës në drejtësi”.

E pyetur pse nuk i besoni SPAK-ut, Spiropali u përgjigj: “Jemi qeveria që SPAK-ut i ka krijuar kushtet e klimën për të bërë punën pa asnjë ndërhyrje. SPAK sulmohet egërsisht nga opozita mëngjes, drekë, darkë. Opozita e konsideron SPAK organizatë kriminale. Sot kishin ardhur me bluza Lironi Berishën!”

Duke e konsideruar korrupsionin tradhti kombëtare, Spiropali tha se kjo nismë do t’i shërbejë  integrimit të vendit dhe ftoi opozitën të marrë pjesë.

“Treni është nisur por ka shumë stacione. Sot jemi në një stacion ku Shqipëria e ka të qartë radiografinë e problematikave dhe arritjeve të saj përmes procesit screening  ka nisur negociatat ka nisur procesin e digjitalizimit për të mbyllur hapësirat e korrupsionit. Pandëshkueshmëria sot nuk është normë. Ne kemi të qartë që do të goditeshin edhe njerëz nga radhët tona. Ne korrupsionin e konsiderojmë tradhti kombëtare. I takon opozitës të marrë vendim dhe të vijë në atë komision”.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button