Aktualitet dhe Lajme

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vret komandantin Iranian

Share

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje nga sulmi ku humbi jetën një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm Iranian.

Raketa izraelite u lëshua direkt në një ndërtesë banimi në Teheran., ndërsa goditja ishte aq precize sa edhe dritaret kanë mbetur të paprekura.

Sulmi ishte drejtuar pikërisht në dhomën e gjumit të anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm Iranian.

Sipas IDF, pjesa tjetër e banorëve të ndërtesës nuk pësuan lëndime teksa ata dolën jashtë pallatit.

Ushtria izraelite pretendon se në këtë objekt banimi nuk pati asnjë viktimë tjetër përveç komandantit iranian.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button