Sulmi i Izraelit në Berjut, numri i viktimave shkon në 12
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë , në një sulm izraelit në periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa 9 persona janë në gjendje të rëndë thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Sipas Sky News Izraeli thotë se sulmi kishte në shënjestër grupin e Hezbollahut dhe se vrau një komandant të lartë të Hezbollahut. Grupi libanez ende nuk ka komentuar mbi sulmin.
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për përmbajtje dhe de-përshkallëzimi, duke paralajmëruar se rajoni është në “prag të një katastrofe”.
Hezbollahu edhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse çdo ditë prej 8 tetorit, një ditë pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Megjithatë, sulmi raketor i së premtes ishte më i madh se zakonisht.
Nasrallah u zotua të enjten për vazhdimin e sulmeve të përditshme ndaj Izraelit, pavarësisht sulmit vdekjeprurës të kësaj jave në pajisjet e komunikimit të anëtarëve të saj.