PërditshmëriPersonaliteteSocial Kulturore

Sulejman Tomçini, ambasador i parë nga Dibra.

Share
Sulejman Tomçini ka lindur në vitin 1940, në një familje fshatare patriotike, në fshatin Pollozhan të Dibrës.
Ai është djali i Hasan Tomçinit,ku serbët i kishin vrarë babain dhe djegur shtëpinë. Hasani në moshë shumë të re punonte në Tiranë. Në ata kushte të vështira familjare, Sulejmani ju përvesh jetës.
Ai në vitin 1952, mbaroj shkollën 7-vjeçare Demir Gashi në Peshkopi. Për kushte të vështira familjare, babai i tij e futi shërbyes në gjykatën e qytetit. Ka mbaruar shkollën Pedagogjike 8-nëntori me burs shteti. Vazhdoj studimet e larta për gjuhë letërsi arabe në Rusi,në Istitutin e gjuhëve të Lindjes në Moskë, ku ishte një nga studentët më të mirë. Endra moskovite nuk zgjati shumë deri në fund,pasi ndodhi prishja e marëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.Pas këtij momenti historik, Sulejmani kthehet në Atdhe ku filloj studimet në Universitetin e Tiranës për gjuhë letërsi shqipe pas pak kohësh, nuk zgjati shumë, ai shkoi me studime për gjuhë letërsi arabe në Universitetin e Bagdatit në Irak. Pasi mbaroj studimet në Bagdat, ai në vitin 1963 fillon punë redaktor-gazetar tek Radio Tirana, kur ndodhej në rrugën e Kavajës dhe jetonte tek hotel Pensioni.Më vonë nga suksesi në punë emërohet Shef i Redaksisë së vendeve arabe. Ishte koha ku Radio Tirana jepte lajme për vendet e porsadalë nga sundimi kolonial në Azi, Afrikë, Amerika Latine. Më vonë u emërua si Shef i Redaksisë të vendeve në zhvillim. Në vitin 1971 pranohet antar i Partisë Punës në kohën e regjimit. Në vitin 1976-77,mbaroj shkollën e Partisë, kursin një vjeçar të fillozofisë. Pastaj u emërua ambasador i Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjyptit, vend me pozitë të rëndësishme gjeo-strategjike, ku dikur u mbretërua nga familja shqiptare Muhamet Aliut. Sulejman Tomçini u bë ambasador i parë nga Dibra.
Në Egjypt qëndroj deri në vitin 1980.Gjatë kësaj kohe u kreditu si ambasador jorezident, dhe në Siri,Kuvajt, Jemen i Veriut dhe të Jugut. Në 1978 me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Sulejmani solli eshtrat e Vaso Pashës, rilindas i cili ishte varosur në Liban, ish guvernator i Bejrutit. Pasi u kthy në Atdhe, ai u emërua refarent për Lindjen e Mesme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku bëri dhe përkthyesin, ekspertin shoqëroj shumë delegacione shqiptare në vendet arabe Ndryshimet demokratike në Shqipëri në vitin 1990, Sulejmanin e gjejnë ambasador në Algjeri.
Në vitin 1992, kthehet në Atdhe pas ndërprerjes së përfaqësimit dipllomatik midis dy vendeve. Në Shqipëri ngeli pa punë në asistencë nga autoritetet e kohës. Viti
1993 ishte i vështirë për Sulejmanin i pa punë. Ai me që zotëronte gjuhën arabe gjeti punë në Fonda- cionin Saadi Shirazit si përkthyes të Iranit. Në vitin 1998, mbeti fare pa punë. Më vonë u pranua në SHISH deri në 2001. Qeveria Socialiste e emëroj përsëri Ambasador në Arabinë Saudite, dhe vendeve të tjera të Gjirit. Ai përfaqësoj vendin tonë, në Organizatën e vendeve Islamike. Në vitin 2004 u kthy në Atdhe, ku në moshën 64-vjeçare del në pension. Në vitin 2009 ariti të bëj fjalorin Arabisht-Shqip,i pari i këtij lloj rreth 80000 fjalë e shprehje.
Pastaj fjalorin Shqip-Arabisht.Ambasadori Sulejman Tomçini është marë dhe me krijimtari dhe përkthime letrare në fabula orjentale” Kalila dhe Dimna”. Ka përkthyer fabulën e “Një mijë e një Netëve”, me katër volume. Duke qenë ga- zetar ai ka shkruar në organet e ndryshme të shtypit.Ai është vëllai i Sefedin Tomçinit, heroi i aviacionit shqiptar, dhe i Kompozitorit dibran me rrezatim kombëtar Përparim Tomçini, që fatkeqësisht nuk jeton më. Ish ambasadori Sulejman Tomçini është një vlerë e madhe e Dibrës e më gjërë. Tashmë ka krijuar performoncën e emërit dhe historisë së tij. Ai gëzon respekt dhe mirnjohje nga të gjithë ata që e njohin jetën dhe punën e tij në vite.
Huazuar nga libri “ME DIBRANET E SHQUAR NDER VITE” te autorit te njohur dibfran Aqif Ademi
Back to top button