Aktualitet dhe Lajme

Sukseset s’kanë fund për Ermonela Jahon, nderohet me çmimin e madh në Gjermani

Share

Ermonela Jaho është zëri i veçantë shqiptar që prej vitesh tashmë ka pushtuar operat e botës. Emri i saj dëgjohet kudo dhe zëri i shqiptares kumbon në skenat më të mëdha dhe prestigjoze.

Komodinës së Ermonelës së fundmi i është shtuar edhe një tjetër çmim. Krah kupave dhe vlerësimeve të marra përgjatë gjithë këtyre viteve, i është bashkangjitur dhe ai i “Këngëtares më të mirë”, për interpretimin e jashtëzakonshëm në operan “La Rondine” në Zürich Opera House.

Këngëtarja shqiptare arriti të marrë çmimin e madh në “The Oper! Awards 2024”, ose Germany’s Opera Oscars, duke u cilësuar jo vetëm këngëtarja me zërin më të bukur, por dhe personi i cili jep gjithçka nga vetja kur është në skenë.

“Këngëtarja më e mirë femër Ermonela Jaho.  Dihet tashmë që të kënduarit opera kërkon më shumë se një zë të bukur, por rrallë herë një person është i gatshëm që t’i zbulojë publikut qenien e tij të brendshme përmes këndimit dhe performancës. Në @operzuerich në vitin 20233, Erminela Jaho dhuroi një mbrëmje operistike emocionuese dhe me emocione të jashtëzakonshme  si Magda nga “La rondine” e Puccinit: një dallëndyshe dhe një mjellmë që po vdes në një”, thuhet ndër të tjera në postimin e publikuar nga vetë Opermagazin.

Lidhur me këtë tjetër vlerësim që iu bë, pasi ditë më parë ajo fitoi edhe çmimin “Artisja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë, Ermonela ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa ka falenderuar të gjithë një për një, nga organizatorët, kolegët, publiku, sopranoja shqiptare shprehet ndër të tjera se përmes muzikës duhet të tregohet një histori e cila do të frymëzojë audiencën, dhe sipas saj nuk ka arritje më të madhe sesa të lidhesh me çdo zemër që dëgjon.

“Së pari Spanja, dhe tani Gjermania me këtë çmim të papritur! Do të përpiqem të shpreh me fjalë mirënjohjen time dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por do të ishte e pamundur. Ndihem krenare që jam edhe në mesin e të nominuarve, e lëre më çmimin Fitues për këngëtaren femër 2024. Faleminderit OPER! AËARDS për këtë nder të madh. Një falenderim i madh për kolegët e mi të mrekullueshëm, për publikun e mrekullueshëm që më dha dashurinë dhe vlerësimin e tyre dhe për çdo person të dashur që ka mbështetur rrugëtimin tim”, shkruan ajo ndër të tjera.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button