Aktualitet dhe Lajme

Stuhia polare në SHBA, 55 viktima

Share

Stuhia polare që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së, e ka çuar bilancin e të vdekurve në 55. Oregon është shteti më i goditur, ndërsa qindra mijëra banorë janë pa energji elektrike.

Të paktën 10 persona kanë vdekur në zonën e Portland, Oregon, nga stuhitë e të ftohtit.

Vdekjet janë raportuar në të paktën nëntë shtete këtë javë, pasi i ftohti vdekjeprurës goditi Paqësorin veriperëndimor dhe deri në jug në Misisipi.

Të paktën 14 vdekje janë rregjistruar në Tenesi, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq duke ripërsëristur thirrjen e tyre për të mos dalë nga shtëpia dhe për të mos udhëtuar, për shkak të ngricave në disa akse rrugore.

Temperatuarat vijojnë gjithashtu të shënojnë rekorde, ku në disa rajone ka arritur edhe në -70 gradë Celsius.

Shkollat dhe shumë institucione janë mbyllur.

Përveç viktimave dhe dëmeve, moti i acartë ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve.

Një aeroplan rrëshqiti nga pista në aeroportin ndërkombëtar Frederick Douglass Greater Rochester.

Zyrtarët e aeroportit thanë se 50 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord kur avioni doli nga pista për shkak të ngricave, por asnjë prej tyre nuk pësoi lëndime.

Nju Jorku perëndimor raportuan më shumë se 1 metër e gjysme borë, ndërsa liqenet kanë ngrirë për shkak të vlerave termike të ulta.

Më në perëndim, shteti i Nebraskës u godit nga një tjetër stuhi dëbore që mbylli autostradat.

Bora nuk ka kursyer as Vankuverin, British Columbia në Kanada.

Ndërkaq bora dhe temperaturat e ulta kanë paralizuar transportin në Gjermani dhe Francë.

Aeroporti i Frankfurtit anuloi mbi 1,000 fluturime ndërsa disa pista u mbyllën për shkak të ngricave.

Deutsche Bahn (DB), operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë, anuloi gjithashtu udhëtimet në distanca të largëta.

Në Këln, bora nxiti njerëzit të shfrytëzonin disa vendpushime për të bërë ski.

Reshjet e dendura të borës gjithashtu kanë ndaluar trafikun në pjesën më të madhe të Skandinavisë.

Në disa rajone të Danimarkës, policia u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Shumë shkolla në rajonet jugore të Gjermanisë mbetën të mbyllura.

Qytetet në të gjithë Francën, janë përfshirë gjithashtu nga moti i ftohtë dhe me dëborë. Autoritetet e motit kanë lëshuar një alarm portokalli për 25 departamente në veri dhe në qendër.

Transporti hekurudhor është ndërprerë në disa zona dhe disa fluturime janë anuluar.

Bora përfshiu edhe disa pjesë të Belgjikës, ndërsa autoritetet paralajmëruan për kushte të rrezikshme në disa rrugë në jug.

Në Parkun Mbretëror të qytetit përballë pallatit, këmbësorët shëtisnin duke admiruar statujat e mbuluara me borë.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button