Aktualitet dhe Lajme

Stuhi bore në Francë, anulime fluturimesh e vonesa në aeroporte

Share

Një stuhi bore ka goditur Francën, duke shkaktuar vonesa në fluturimet nga aeroporti Charles de Gaulle (Sharl dë Gol).

Autoritetet u kërkuan kompanive ajrore të anulojnë 10% të fluturimeve të tyre, pasi stuhia rezultoi më e rëndë nga ç’ishte parashikuar.

Vonesat i kaluan mesatarisht një orë për 71 fluturime që u ndikuan.

Në aeroportin e Nantes pati gjithashtu vonesa për 3 fluturime dhe në aeroportin tjetër të Parisit, Orly (Orli).




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button