Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria
Stuhi bore dhe shi në Peshkopi, përmbytet rruga, vështirësi në qarkullim
Reshje të intensive shiu kanë përfshirë Qarkun e Dibrës që nga mesnata e djeshme.
Nga reshjet dhe prurjet e përrenjve malorë ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në rrugë, ça ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por pa shkaktuar bllokime.
Në orët e mesditës qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga një stuhi bore, me intensitet të lartë.
Nga reshjet e borës nuk ka probleme në qytet por në zonat e thella trashësia shkon në 15 cm, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Edhe rrugët e qytetit të Peshkopisë u mbuluan nga uji që vinte nga prurjet anësore të përrenjve, ku për shkak të intensitetit nuk e përballonin kanalet anësore./abcnews.al/