Aktualitet dhe LajmeBulqizëCampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaLajme nga DibraOJQ dhe OJFPërditshmëriVisit Diber
“Strategjia për Turizmin Malor në Bulqizë”
Plan – Veprimi
“Strategjia per Turizmin Malor ne Bulqize”
|
- Në nivel lokal do te hapet nje zyre ne Bashki për gjithë çështjet lidhur me zhvillimin e turizmit malor. Kjo zyre do te jetë e aftë të informojë rreth situatës aktuale lidhur me gjithë zhvillimet, rregulloret dhe projektet në zbatim dhe atyre të planifikuara. Njësia do të bëjë bashkërendimin e gjithë masave përsa i takon zhvillimit dhe infrastruktures.
- Hartimi i manualit dhe udhëzuesve për bizneset e ndryshme të turizmit.
- Hartimi i politikave për mbështetjen e punësimit nepermjet agroturizmit.
- Përgatitja e dokumentit të politikave për krijimin e sistemit të ofertës për arsimim dhe trajnimin në fushën e turizmit malor ne Bulqize.
- Përgatitja dhe realizimi i seminareve me përfaqësues lokalë për krijimin e këshillave lokale të turizmit.
|
- Krijimi i praktikës së takimeve të rregullta të investitorëve dhe aktorëve të interesuar për të diskutuar çështje lidhur me zhvillimin e turizmit në destinacionet malore (psh, masat për zgjatjen e sezonit, standardet dhe rregulloret, infrastruktura etj.)
- Mbështetja e zhvillimit të marketingut për destinacionet malore
- Ngritja e strukturave: Qendrat e Informacionit Turistik.
- Mbështetja e përpilimit dhe realizimit të planeve lokale për marketingun, faqes së internetit për destinacionin, broshurave dhe materialeve dhe veprimtarive të tjera të marketingut, mbi bazën e udhëzuesve të përgatitur.
- Përpilimi i udhëzuesve dhe rregullores për turizmin malor në përputhje dhe në kuadër të procesit të planifikimit të turizmit.
- Mbështetja e përmirësimit të ambientit dhe atmosferës terheqese në zonën malore, duke përpiluar udhëzuesit dhe duke mbështetur identifikimin dhe zbatimin e projekteve pilot
- Mbështetja e përpilimit të udhëzuesve me angazhimin e ministrive, institucioneve, ekspertëve, OJQ-ëve dhe aktorëve nga destinacionet.
- Mbështetja e planifikimit dhe realizimit të një sistemi tabelash për të informuar dhe drejtuar turistët.
- Mbështetja e përpilimit dhe organizimit të ofertave turistike për potencialet kulturore dhe natyrore të destinacioneve malore.
- Në nivel administrativ: Projekte për të siguruar dhe përmirësuar trashëgimitë kulturore me mundësi për të qenë tërheqëse dhe të gatshme për tregun e turizmit (psh, fshatrat historikë, monumentet, tregjet tradicionale, festat, traditat…)
- Në nivel privat: Mbështetja e nismave dhe bizneseve private në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimive kulturore dhe natyrore.
- Mbështetja e krijimit të infrastrukturës lidhur me natyrën dhe veprimtarinë në rrethinat e destinacioneve malore (rrugë të shënuara për të shëtitur më këmbë dhe për të ngarë biçikletat, krijimi i tabelave të qarkullimit rrugor, rregullorja dhe korniza për veprimtaritë sportive, si: eskursione, marshime, ekspedita, ekskursione në shpella etj.…)
- Mbështetja e përmirësimit dhe hartimit të materialeve informative dhe marketingut për ofertat për turizëm kulturor dhe natyror në zonat malore. Sigurimi i disponueshmërisë së informacionit (faqet e internetit, QIT, panairet, media …)
- Mbështetja e përpilimit të ofertave për turizëm karakteristik në fshatra dhe zona rurale në mal ose në afërsi të zonave malore.
- Ndërtimi i tregjeve karakteristike me produkte lokale. Mbështetja e lidhjeve me bizneset e turizmit dhe fermerët dhe prodhuesit lokalë.
- Përqendrimi te krijimi i një destinacioni pilot në mal
- Identifikimi i një ose më shumë destinacioneve pilot në Bulqize me potencialet dhe kushtet paraprake më të mira për të përqendruar veprimtaritë, përpjekjet dhe burimet financiare.
- Hartimi i strategjisë dhe masave lidhur me marketingun e investimeve me qëllim që të tërhiqen investitorët e duhur.
- Mbështetja e zhvillimit të veprimtarive kulturore që do të përfshihen në ofertat për turizëm kulturor.
- Krijimi i një forumi për shkëmbimin e përvojës dhe praktikës së mirë.
- Ndërtimi i tregjeve karakteristike me produkte lokale.
- Mbështetja e masave për të përfshirë aspekte të traditave në produktin turistik
- Organizimi i seminareve për identifikimin e traditave vendase që mund të jenë tërheqëse për turistët.
- Mbështetja e mbrojtjes së traditave arkitekturore dhe ndërtimore
- Mbështetja e zhvillimit të traditave të kuzhinës.
- Mbështetja e fermave tradicionale
- Identifikimi i fermave që mund të përdoren si ferma turistike.
- Mbështetja e krijimit të produktit të turizmit të udhëtimeve më këmbë-hiking.
- Krijimi i itinerareve pilot të udhëtimeve ne këmbë, përfshirë shënimin e itinerarit, krijimin e tabelave të qarkullimit rrugor, informacionin me GPS, strehimin, sistemin e informacionit, kapacitetin mbajtës, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës …
- Mbështetja e krijimit të turizmit të ecjes me biçikletë
- Mbështetja e masave për zhvillimin e turizmit dimëror
- Veprimtari të përbashkëta (seminare) për identifikimin e potencialit për turizëm dimëror (shëtitje me ski dhe vrapim i gjatë me ski-cross country).
- Mbështetja e zhvillimit të rafting si ofertë turistike
- Mbështetja e zhvillimit të alpinizmit si ofertë turistike
- Fillimi dhe mbështetja e një projekti pilot për krijimin e një oferte të marketueshme dhe të qëndrueshme të turizmit alpin në një destinacion të përzgjedhur malor te rrethit, përfshirë identifikimin dhe shënimin e itinerarit alpin, krijimin e tabelave të qarkullimit rrugor, strehimin, sistemin e informacionit, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës etj.
- Turizmi i kampingut dhe me furgon kampingu
- Masat për mbështetjen e sipërmarrësve dhe bizneseve ekzistuese të kampingut për realizimin e një oferte të marketueshme dhe të suksesshme nga pikëpamja ekonomike që të sigurojë standarde ne Bulqize.
- Përgatitja e manualeve. Si duhet ngritur dhe drejtuar një biznes i suksesshëm kampingu, standardet higjienike etj.
- Për portalin www.nediber.com nga Andi Topi, Bulqize 2021