Steve Carrell: Nuk do rikthehem në vazhdimin e “The Office”

Share

Steve Carell konfirmoi se ai nuk do të kthehet për serialin spinoff “The Office”.

“Unë do e shikoj, por nuk do të shfaqem“, tha Carell, 61 vjeç, për The Hollywood Reporter në premierën e filmit të tij të ri të animuar/live-action “IF”.

“Është thjesht një gjë e re dhe në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që personazhi im të shfaqet në diçka të tillë,” shtoi Carell, i cili luajti Michael Scott të dashur në serinë origjinale sitcom.

Carell u ribashkua me kolegun e tij të “The Office”, John Krasinski në tapetin e kuq në premierën e “IF”. Krasinski konfirmoi për Entertainment Tonight në tapet se dhe ai nuk do të jetë në serinë spinoff të “The Office”.

“Deri tani, nuk jam pyetur,” tha ai. “Por e vërteta është se unë do të bëja gjithçka për Greg Daniels, duket sikur ata kanë një ide vërtet argëtuese.”

Peacock njoftoi zyrtarisht spinoff-in e “The Office” më 8 maj. Komedia e re pa titull do të vijë nga Daniels, i cili përshtati shfaqjen origjinale të NBC, dhe nga bashkë-krijuesi i  “Nathan for You”, Michael Koman.

Gleeson do t’i bashkohet Sabrina Impacciatore, për të udhëhequr serialin. Pjesa tjetër e kastit  nuk është bërë ende e ditur.

Sipas Peacock, spinoff do të vendoset në të njëjtën botë me shfaqjen origjinale. Por në vend që të kthehet në kompaninë e letrave Dunder Mifflin në Scranton, Pensilvani, shfaqja do të ndjekë personazhe të ndryshëm që punojnë në një “gazetë që po vdes” në Midwest.

 





Huazuar nga Lapsi.al

Reklama
Back to top button