Aktualitet dhe Lajme

”Sterilizimi”/ Propozimi i opozitës rrëzohet në Konferencën e Kryetarëve

Share

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për zgjatjen e hetimeve të Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Sipas raportimeve, kërkesa për zgjatjen e afateve nuk u pranua nga përfaqësuesit e mazhorances në konferencën e kryetarëve.

Në kërkesen e opozites thuhet se nëse Komisioni nuk e zgjat veprimtarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin i cili fillon hartimin pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve që në rastin më të mirë kërkon 10-14 ditë, si dhe paraqitja e raportit për miratim në Komision.

Ndërkohë prej dy ditësh pritet të japë dëshminë e tij ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Anëtarët e opozitës kanë këmbëngulur që të thirren si dëshmitarë kryeministri Edi Rama dhe Vilma Nushi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button