Spartak Ngjela zbulon rikthimin në politikë: Eksperienca vjen nga dështimi…
Cilat do të ishin ofertat e duhura që do rikthenin avokatin Spartak Ngjela sërish në politikën aktive? Kësaj pyetje dhe shumë të tjerave, avokat Ngjela iu ka dhënë përgjigje në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”.
Ngjela u shpreh se rikthimi i tij në politikë do të varej nga oferta. Por nuk la pa “thumbuar” edhe ata të cilët i solli në pushtet dhe që u bashkuan kundër tij.
“Varet nga oferta. Eksperienca vjen nga dështimi, jo nga suksesi. Pasi ke dështuar, nxore eksperiencën që këtë nuk mund ta bëj. Eksperienca ime është që këta më tradhtuan I kam sjellë në pushtet dhe janë bashkuar kundër meje. Pse do luftoj kot? Nuk e di pse ndodh. Unë nuk dua të fyej njeri, por që kur Frojdi analizoi në mënyrë të shkëlqyer kontekstin e inferioritetit, ai është universal dhe nuk e ndalon se nuk është koshient. Inferiori të godet. Duhet ta durojmë kompleksin e inferioritetit te tjetri sapo ta dallosh. Duhet ta durosh nëse s’do të prishësh marrëdhëniet”, u shpreh avokati.
Pyetur mbi martesat e personave të së njëtës gjini, avokati shtjelloi gjerësish mendimin e tij. Ngjela u shpreh se para kristianizmit kjo gjë ka qenë e ligjshme, por feja, sikurse thekson ai, e ndaloi.
“Ka qenë. Para se të vinte kristianizmi ka qenë gjë e ligjshme. Kristianizmi e ndaloi, feja. Sepse donte të krijonte familjen e shenjtë. Deri diku e ndaloi.
Meqë qytetërimi modern lindi me kristianizmin, kristianizmi e ndaloi. Bëri mirë, apo keq, s’ka ardhur kohë që të studiohet në funksion të mendjes. Por, psikanaliza modern e ka goditur, dhe ka thënë që gjithë komplekset kanë ardhur si pasojë e këtij fakti. Që duke dashur të krijosh familjen e shenjtë, ke krijuar inkoshientin.
Nuk ka qenë inkoshienti i sotshëm as në Romë as në Athinë. Çfarë ka ndodhur? Janë ndarë dhe nuk ka dalë një mendim i saktë.
Ne do i qëndrojmë moralit momental që një çift i martuar është moral i nivelit të lartë.
Homoseksualizmi është devijim sepse vjen nga morali i feve. Kohët modern e shkelën., E lejoi ligji se ka qenë e ndaluar me ligj. Nuk e ka lejuar ligji. Por ligji u zbut dhe dëshirat seksuale janë lënë të lira. Por homoseksualizmi është devijim në kuptimin e kënaqësisë, por është gjenetik.
Mund edhe të jetë e lindur edhe e krijuar”, përfundoi avokat Ngjela.
Huazuar nga Javanews.al