SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër, ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.
Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, gazetarja e njohur Anila Hoxha, ka raportuar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejës, i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës, kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.
BKH dhe policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD./Noa.al