fbpx
Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Sot zgjedhjet në gjashtë bashki, 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit

Share

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki, Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, ku që prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit, i cili do të zgjasë deri në 19:00.

Kështu 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Sipas KQZ, janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimi. Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve.

Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve, ka thënë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kandidatët për kryetar bashkie më 6 mars:

Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:

Bashkia Durrës, Ardian Muka

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi

Bashkia Vorë, Lulzim Vrana

Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani

Bashkia Lushnjë, Elton Bano

Kandidatët e PD:

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati

Bashkia Durrës, Luan Hoti

Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa

Bashkia Dibër, Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë, Ymer Marku /.lajmifundit.al/

Back to top button