Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikëShqipëria

Sot dorëzon detyrën, Meta: Ishte nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja si president

Share

Sot në orën 18:00, në Kuvend, presidenti Ilir Meta dorëzon detyrën e tij, Bajram Begat, që do ta pasojë pas 5 vitesh në krye të shtetit.

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një foto me fëmijët dhe shkruan se për të ka qenë një nder dhe privilegj i madh të ishte president i Republikës së Shqipërisë.

Postimi i Metës:

Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!/albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button