Aktualitet dhe Lajme

Soni Malaj bën deklaratën e fortë: Në të gjithë industrinë, vetëm 3 persona këndojnë live!

Share

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se në industrinë e muzikës vetëm 3 këngëtarë këndojnë live.

“Kur vjen fjala për të bërë një koncert live, në të gjithë industrinë jemi tre veta. Nëse në Shqipëri do bëhen evente të mëdha dhe duhet të dalim në sheshin Skënderbej para 20 mijë vetave live, jam vetëm unë, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj. Çdo gjë minimizohet, nga qindra këngëtarë që janë, bie numri.

E mira është që ka shumë informacion tani, kush do që të punojë gjërat janë shumë më profesionale. Konkurrenca ka shtuar kërkesën e llogarisë tek secili, duke filluar nga imazhi e paraqitjet në skenë. E keqja është që është konsumi i shpejtë.

Playback-u vazhdon fuqishëm, nëpër clube edhe kur duam të këndojmë live, nuk është teknika e duhur. Duke qenë se shumica e këngëtarëve këndojnë playback, është një pakicë shumë e vogël që kërkojnë të dalin live, por pronarët e clubeve thonë që jo sepse rrezikohen të tjerët. Audienca e kupton shumë mirë këtë. Ndoshta edhe këngëtarët duan të dalin live, por nuk janë kushtet, sepse gjëja është shumë e shpejtë.”




Huazuar nga albeu.com

Back to top button