Aktualitet dhe Lajme

Skënderbeu e mbyll me festë, fiton “finalen e vogël” por në Conference League shkon Vllaznia

Share

Skënderbeu e ka mbyllur në vendin e tretë këtë sezon të Superiores pasi ka mundur me shifrat 3-2 Vllazninë në “Air Albania” të boshatisur pasi tifozët vendosën të mos ndjekin një ndeshje e cila shërbente vetëm për statistika.

Nikaj dhe Liço shënuan shumë shpejt për korçarët ndërsa ekipi i Vllaznisë ishte në kaos të plotë, duke mos arritur të sulmonte e as të mbrohej ndaj sulmeve të pareshtura të ekipit të Gvozdenoviç. Goli i tretë i Rashicës detyroi Brdariç të bënte ndryshime pa filluar pjesa e dytë, teksa më pas erdhi një penallti të cilën Mala e transformoi në gol.

Shkodranët u treguan më kërkues, por krijuan pak raste në pjesën e dytë. Vetëm një penallti në fund u dha pak shpresë përsëri. Por hartoni i kuq i Stojanoviç e bëri thuajse të pamundur që të gjenin më hapësira në radhët e prapavijës së Skënderbeut që mori kësisoj fitoren 3-2 dhe vendin e tretë në kampionat./a.m.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button