Aktualitet dhe Lajme

Skandali te Onkologjiku/ SPAK regjistron procedim penal për 8 mjekët që bënin pazar me ilaçet

Share

SPAK ka zbritur në GJKKO për kërkesën për vlerësim të masave për 8 persona mes të cilëve shumica mjekë

Kontrabandë ilaçesh, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Për këto vepra është regjistruar nga SPAK procedimi penal për spitalin onkologjik.

Sakaq, SPAK kishte 10 ditë afat për të regjistruar ose jo procedimin pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Tiranës.

Hetimet po ndiqen nga prokurori Elvin Gokaj. Kërkesa ka zbritur ditën e mërkurë.

Gjykata do duhet të vendosë mbi këtë kërkesë që SPAK të thellojë hetimet mbi procedimin penal.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button