Aktualitet dhe Lajme

Situatë e frikshme/ Balona gjigante e mbushur me turistë përplaset me shkëmbinjtë

Share

Dy britanikë shikonin të tmerruar teksa një balonë gjigante e mbushur me turistë u përplas në shkëmbinjtë të Turqisë pas një fryrje ere të frikshme. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Rebecca Horsfall, 31 vjeçe, filmoi momentin tronditës kur balona me 20 turistë dhe dy pilotë u përplas në shkëmbinjtë e zonës Love Valley në Cappadocia, Turqi, rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës.

“Papritmas njerëzit po bërtisnin dhe po vraponin në skaj të luginës”, tha Horsfall, e cila shkoi në një vend me partnerin e saj Kieran McDonnell, 30 vjeç, për të bërë fotografi.

Sipas saj, njërit prej turistëve aty dukej se i kishte rënë të fikët por për fat të mirë, asnjë nga turistët apo pilotët nuk u lëndua. Ndërkohë një nga pasagjerët ka thënë për mediat lokale se piloti u jepte vazhdimisht besim dhe rehati, pavarësisht uljes së ashpër.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button