Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria
Situata alarmante në Fier, ushtria mbërrin për të avakuuar banorët (VIDEO)

Situata në Ferras të Fierit vijon të jetë kritike si pasojë nga reshjet e shumta.
Shumë shtëpi janë përmbytur si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave.
Burimet bëjnë me dije se në zonat e përmbytura ka mbërritur ushtria për evakuimin e banorëve.
Banorët shprehen se kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e tyre përmbyten.
“Çdo vit kjo punë është. Edhe para tre vitesh u mbytëm dy orë. Erdhi që në 03.30 brenda. Komplet brenda uji.” /albeu.com/