Aktualitet dhe Lajme

Si nisi e gjitha/ Bandat kriminale ‘gjunjëzojnë” shtetin në Ekuador: Luftë kërkoni dhe luftë do keni

Share

Bandat kriminale kanë ‘gjunjëzuar’ autoritetet në Ekuador duke regjistruar situatën e paprecedentë të marrjes peng të stafit televiziv në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Imazhet nga Ekuadori të martën të sulmit të ashpër të bandës dhe reagimi i qeverisë, që mobilizoi ushtrinë, treguan se vendi i Amerikës së Jugut është në mëshirën e dhunës dhe territorit.

Pas gjithë kësaj fshihet arratisja e një bosi droge, e cila në fakt ndodhi në kohë dhe rrethana që mbeten të paqarta, ndërsa situata nxjerr në pah thuajse ‘kapitullimin’ e shtetit përballë bandave.

Shpërthimi i dhunës në vend bëri që policia të sulmonte një burg në qytetin e Guayaquil të dielën, më 7 janar. Burgu strehonte kreun famëkeq të bandës Los Choneros Adolfo Macias Villamar , i njohur si Fito . Autoritetet donin ta transferonin në një burg më të vogël brenda të njëjtit kompleks, i cili konsiderohet më i sigurt sepse ka më pak të burgosur.

Megjithatë, policia e gjeti qelinë e Fitos bosh. Më vonë u zbulua se Fito ishte informuar për transferimin e tij të afërt që nga Krishtlindjet dhe ishte arratisur, nuk dihet kur dhe si, megjithëse të paktën dy roje burgu akuzohen se e kanë ndihmuar të arratiset. Lajmi i arratisjes, raporton BBC , shkaktoi trazira në të paktën gjashtë burgje në të gjithë vendin, ku të burgosurit mbanin peng rojet.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button