fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Shtyhet seanca për Vangjush Dakon, mungojnë avokatët dhe akti ekspertimit

Share

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe për të tjerët në datë 19 korrik ora 12:30.

Shkak është bërë mungesa e avokatit të Hanza Rekës.

Ky i fundit paraqiti kërkesë në sekretarinë e gjykatës përmes klientes së tij, për shtyrjen e procesit në një datë tjetër me argumentin se ndodhet jashtë territorit të vendit.

Hanza Reka kërkoi që procesi të mos vijojë pa praninë e avokatit të saj, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button