Aktualitet dhe Lajme

Shtyhet seanca në Apel për Dervish Hasin, arsyeja

Share

Shtyhet seanca në Apelin e Përgjithshëm për mjekun Dervish Hasi, i arrestuar për trafikim i të miturve.

Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për t’u njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami.

Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12 mbahet seanca e radhës.

Kirurgu Dervish Hasi, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë.

Gjykata e Apelit, do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14-vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button