
Ditën e sotme, është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Bëhet me dije se; shkak është bërë arsyeja se disa prej të pandehurve nuk kanë marrë njoftim, ndërsa vetë Dako ishte prezent në seancë.
Sakaq, seanca e radhës është caktuar më 26 janar 2024.
Reklama