Aktualitet dhe Lajme
Shtohet fluksi në Qafë Thanë, bie sistemi në doganën maqedonase
Problemet me sistemin në doganën maqedonase në Qafë Thanë kanë shkaktuar një fluks të shtuar automjetesh në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Pavarësisht vonesave të shkaktuara nga defektet teknike, mjetet po kalojnë kufirin, megjithëse me një ritëm tepër të ngadaltë. Autoritetet doganore kanë vënë në funksion të gjitha sportelet për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar vonesat.
Sipas raportimeve nga kufiri, në pikën doganore po punohet aktualisht me tre sportele për hyrje dhe tre për dalje. Problemet me internetin nga pala maqedonase kanë krijuar vonesa, por autoritetet theksojnë se situata pritet të normalizohet së shpejti.