Aktualitet dhe Lajme

“Shqiptarët me 31 restorante dhe dy hotele në Firence!”/ Hoxha: U bashkua edhe SPAK në…

Share

Artan Hoxha ka folur për aksionin e anti-mafias italiane, ku u zbulua se një grup shqiptarësh kishin arritur të merrnin në pronësi dhe me qira, 31 restorante dhe prona të tjera në Firence dhe dyshohen për evazion dhe pastrim parash.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se hetimet i ka nisur edhe SPAK, për të kuptuar nëse paratë kanë si burim trafikun e narkotikëve. Gazetari shtoi se janë bërë kontrolle në disa qytete të Shqipërisë.

“Ka patur goxha vëmendje nga mediat italiane. Në fakt, sa herë kam shkuar në Firence, më binte një gjë në sy, lokalet në qendër të Firences, lokalet dhe restorantet kryesore aty i kishin në menaxhim shqiptarët.

Një grup shqiptarësh kishin blerë dhe marrë me qira 31 restorante dhe dy hotele. Kanë patur edhe dy fabrika të prodhimit të birrës dhe biznese për dhënie me qira të makinave.

Ortaku kryesor Eulent Kamami dhe ish-portieri i Fiorentinës dhe Napolit Alessandro Bigi. Shqiptarët kishin një linjë të tërë, që në zemër të Firences kishin 31 restorantet, ndër më të mirat.

Nga hetimi rezulton deri tani, i akuzojnë për evazion fiskal, pastrim parash. Ndërkohë gjatë kontrolleve, janë bërë 23 kontrolle, në Shqipëri ka patur kontrolle në katër qytete. Në Itali janë kapur edhe 400 mijë euro, makina luksoze dhe është sekuestruar edhe klubi i Ischia. E kanë filluar aktivitetin në 2012.

Sipas prokurorisë italiane, financierja e këtij rrjeti, shmangte nga 1 milion e 100 mijë euro taksa. Në total kanë nxjerrë evazion në 13.5 milionë euro.

Futja në lojë e SPAK, që ka qenë më i ashpër se italianët, ka filluar për këtë gjë, dyshimin që këto para kanë ardhur nga aktivitete të paligjshme, nga narkotrafiku. Prokuroria italiane thotë, kur kanë hyrë në biznes, nuk kanë patur të adhura për të blerë pasuri të tjera.

U janë kontrolluar edhe punonjësit, prokuroria u ka hyrë mirë. A kemi vetëm evazion fiskal, apo pastrim parash nga trafiku i drogës? Për grupet shqiptare, Firence ka qenë i preferuar për kontrollin e trafikut të narkotikëve, aty kanë qenë disa nga grupet e mëdha”, tha Hoxha.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button