Aktualitet dhe Lajme

“Shpresë për bujqësinë dhe blegtorinë”, në pritje të Bankës së Zhvillimit për Huanë e mohuar nga të tjerat – Fast News Economy

Share

Bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe akuakultura, agrobiznesi dhe agropërpunimi, mjedisi në zonat rurale e deri tek bletaria dhe mikrofinanca.

Janë sektorët kryesorë që do të përfitojnë nga ndërtimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Teksa tashmë ka marrë formë nëpërmjet projektligjit të hedhur për konsultim publik, shoqatat e mirëpresin nismën që pritet t’u vijë në ndihmë për sektorët më të keqfinancuar ndër vite.



“E domosdoshme që fondet e ardhura nga Europa, të shtetit, fondet e granteve, fondet që japin bankat e zhvillimit, është e nevojshme të menaxhohen nga një bankë të tillë. Dhe kërkonte me çdo kusht këtë projektligj që tashmë është në konsultim”, shprehet Agim Rrapaj.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të jetë shoqëri aksionere, ku 51% e saj do të zotërohet nga shteti. Ajo do të japë kredi me kushte dhe interesa të favorshme. Të tjera përgjegjësi të bankës do të jenë edhe ofrimi i garancive, investimet financiare dhe zhvillimi i shërbimeve digjitale.

“Bankat europiane e investimeve edhe të tjerat kërkonin një partner për të menaxhuar fondet në mënyrë që interesat e kredive të mos jenë këto që janë.”

Nga kjo bankë do të përfitojnë edhe eksportuesit, për të ndikuar në rritjen e volumit tregtar.

“Për eksportin është një element i domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe atë në tërësi.”

Banka Shqiptare për Zhvillim do të operojë me një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh si dhe do të mbledhë paratë e qytetarëve që duan të ruajnë kursimet e tyre./A2 CNN


Huazuar nga fastnewseconomy.com

Back to top button