Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Share

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona, një zjarrfikës i përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe një banor i ndërtesës, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button