Aktualitet dhe Lajme
Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në një ngushticë pas një pallati në qytetin e Orikumit.
Shpërthimi mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.